Ngjarjet e ditës: 2 shkurt 2022

  • ‪10:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti viziton Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror. (Vrellë, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, mban dëgjim publik lidhur me Nismën ligjore për Projektligjin për peticione. (Salla N506)  

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin e punës se Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën tetor-dhjetor për vitin 2021 dhe Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar-mars, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) 

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton në parim i Projektligjit nr. 08/L-108 për deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave. (Salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 10:30

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin Nr.08/L-011 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/L-061 për Shitjen e Banesave për te cilat ekziston e Drejta Banesore, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Salla N303) 

  • 14:00

    Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore, Hajdar Hoxhaj, mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Zyrat e NPB-së ish-objekti i Gjykatës, Ulpianë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 14:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

     

  • 14:00

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama mban konferencë për media. (Salla e konferencave në objektin e Komunës së vjetër).

Kalendari Arkiv