Ngjarjet e ditës: 10 tetor 2024

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban takimin e 334-të; raportojnë kryetarët e disa gjykatave. (Objekti i KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Lansohet Rrjeti i Përbashkët i Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave të Kosovës (JMLINK). Marrin pjesë ambasadori britanik Jonathan Hargreaves, ministri i Financave Hekuran Murati, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) organizon konferencën me temën “Integriteti dhe transparenca në arsimin e lartë: Sfidat dhe rrugët për përmirësim”. (Hotel “Emerald”)

  • 10:00

    Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, organizojnë Kongresin ndërkombëtar “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Partia Demokratike Serbe mbanë protestë me kërkesë për lirimi të menjëhershëm të liderit të tyre, Aleksandar Arsenjieviq, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës. (Stacioni Policor në veri të Mitrovicës)

  • 10:00

    Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) shënon Ditën Botërore të shëndetit mendor. (Kino “Armata”, Prishtinë)

  • 10:00

    Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, Klinika e Psikiatrisë dhe Asociacioni i  Psikiatërve të Kosovës, organizojnë tryezën me temën “Stresi në vendin e punës dhe shëndeti mendor”. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

  • 10:30

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportet e auditimit për pasqyrat vjetore financiare për Këshillim e Pavarur Mbikqyrës të Shërbimit Civil; për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës dhe për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 11:00

    Kombëtarja e Kosovës në futboll mban stërvitje, para ndeshjeve të tetorit kundër Lituanisë dhe Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. (Kampi Nacional, Hajvali)

  • 11:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës. Në rend dite është votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare. (Kuvendi i Kosovës)  ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Kolegji “Universum” mban ceremoninë e hapjes së vitit akademik 2024/2025. (Kampusi i “Universum”, Ferizaj) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon panelin diskutues të ministrave “Ekonomia kreative në perspektivë”. Marrin pjesë ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku; ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Presidentja Vjosa Osmani e pret në takim zëvendësndihmës Sekretarin e shtetit amerikan, Alexander Kasanof. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Zyra e Presidentes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Mbahet stërvitja e Kombëtares së Kosovës U21. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

  • 17:00

    Friedrich Ebert Stiftung, Zyra në Prishtinë (FES), mban diskutim mbi dhunën me bazë gjinore dhe femicidi në Kosovë. (Qendra Mediale Çagllavicë)

     

  • 18:00

    Mbahet stërvitja e Kombëtares së Polonisë U21. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

  • 18:00

    KosovaJob organizon eventin “Dark Side of HR”. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë)

  • 18:00

    Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë hap ekspozitën e përkohshme të veprës “Andrrat i Shoh te Shpia e Vjetër”. (Qendra e Dokumentimit, Prishtinë) 

  • 18:30

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shënon 25-vjetorin e themelimit. (Hotel “Emerald”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Hapet ekspozita “Njerëzit te njerëzit: Azia Qendrore”. (Galeria Qahili)

Kalendari Arkiv