Ngjarjet e ditës: 21 qershor 2021

  • 09:00

    Infermierë që ishin punësuar për nevoja të pandemisë, protestojnë për mosvazhdimin e kontratave nga ministria e Shëndetësisë. (Para ministrisë së Shëndetësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takon përfaqësuesit e  UNHCR-it. (Kuvendi i Kososvës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Initiative for Justice and Equality Inject lanson hulumtin ligjor ”Pjesëtimi i Pasurisë së Përbashkët dhe Mbajtja Financiare – Ligji dhe praktika gjyqësore në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut”. (Platforma Zoom)

  • 11:00

    Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës proteston para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet konferenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së Pjetër Shala. (Hagë)

  • 12:00

    Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Për nder të “Festës së Muzikës” organizohet koncert i përgaditur nga nxënësit shkollës së muzikës “Prenk Jakova” ku me këtë rast, ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel, do t’i dhurojë shkollës disa instrumente muzikore. (Shkolla e muzikës “Prenk Jakova”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të bëjë ndarjen e Çmimit për Vepër Jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimet tjera vjetore për muzikë. (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbahet procesi zgjedhor për anëtarë të KGjK-së në gjykatat themelore. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Ambasada e Francës në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës me rastin e javës së muzikës Atmospheres dhe “Fête de la Musique”, organizojnë koncert me korin e fëmijëve Siparantum nga Peja. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë)

Kalendari Arkiv