Ngjarjet e ditës: 29 prill 2021

  • 10:00

    Infermierët protestojnë për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës. (Para Klinikës së Kirurgjisë) ***Kjo ngjarje shtyhet.

  • 10:00

    Inagurohet platforma “Bëhu Zëri Im”, që do të shërbejë si pikë referente në përfaqësimin e interesave të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me Skënder Krasniqi nga Oda e Afarizmit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) si pjesë e projektit “Avancimi i të Drejtave të Grave në Punë”, nban tryezën virtuale, që mbahet me qëllim të publikimit të raportit “(Pa) Drejtësia dhe Diskriminimi me Bazë Gjinore në marrëdhëniet e punës”. (Platforma “Zoom”)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit, Mitrovicë)

  • 10:00

    Mbahet ceremonia e inaugurimit të punimeve në kuadër të projektit “Subvenicone për Eficiencë të Energjisë”, implimentuar nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK) mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mileniumit. (Platforma “Zoom”)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Rahovecit. (Salla e Kuvendit, Rahovec)

  • 10:30

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me Hysen Sogojevën, nga Oda e Hoteliersë dhe Turizmit e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me Selatin Kaçaniku, nga OJQ Konsumatori. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)***Kjo ngjarje shtyhet.

  • 11:00

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport. (Zyra e Kryetarit)

  • 12:00

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me ankesat dhe propozim-vendimin e per zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Departamenti i Politikës së Jashtme i LDK-së mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    OEGJK bashkë me Shoqërine e Avokatëve “Vokshi&Lata”, organizon një takim në prezencë për të biseduar rreth regullativës ligjore që rregullon shitjet online dhe masat që një kompani duhet t’i ndërmerr për të operuar në këtë formë, duke përfshirë përmbajtjen e “terms and conditions”? (https://bit.ly/3tW4ZVc)

  • 17:00

    Organizata truAktiv dhe 7Artet organisojnë natën e filmit dhe dhurimit të librit në Mitrovicë. (Bibloteka e qytetit, Mitrovicë)

  • 18:00

    Nisma WeBalkans.eu, në bashkëpunim me Ambasadorët e Rinj Evropianë, organizon takim online, me disa nga drejtuesit e rinj më të shkëlqyer të Evropës, me titull “Fuqia e një Thurjeje (Hashtag)”. (Platforma “Zoom”)

  • 18:00

    Filharmonia e Kosovës do të prezantojë koncertin premierë të Korit të Filharmonisë së Kosovës në kuadër të sezonit 2020/2021. (Kisha katolike “Shën Katarina”, Pejë)

Kalendari Arkiv