Ngjarjet e ditës: 8 korrik 2021

  • 09:00

    Handikos dhuron afër 40 pajisjeve ndihmëse (karroca, shëtitore, paterica etj) për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK). (Parkingu te Drejtoria e ShSKUK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi vazhdon seancën plenare. (Salla e seancave plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me kompaninë PBC sh.p.k., organizojnë konferencën, e cila shënon përmbylljen e projektit “Krijimi i qendrave kreative në shkollat e mesme të Kosovës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)mban konferencën për medie ku do të publikohet analiza me titull “Bordet e politikës” për Ligjin për ndërmarrjet publike dhe punën e tyre me fokus të veçantë procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të tyre gjatë vitit 2020. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Klubi i Prodhuesve të Kosovës mban punëtorinë Lehtësimi i tregtisë përmes Operatorëve të Autorizuar Ekonomik”. (Hotel “Nartel”, Prishtinë)

  • 10:00

    Mbahet takimi i 201-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës pa praninë e medieve. (Objekti i KPK-së)

  • 11:00

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vaksinohet kundër Covid-19. Pas vaksinimit, mban një konferencë për medie, me temë: “Vaksinimin në masë të qytetarëve të Kosovës me vaksinën kundër Covid-19”. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon tryezën e diskutimit me zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu, me temën ndikimi i Gjykatës Komerciale në nxitjen e investimeve. (Objekti i OEAK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Në prag të pjesëmarrjes së ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020, Komiteti Olimpik i Kosovës mban konferencë për medie. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 13:40

    Kryetarja e Përgjithshëm e OSBE-së, njëkohësisht dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë Ann Linde, si dhe Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njëkohësisht dhe zëvendësdrejtoresha Ekzekutive e UN Women, Asa Regner mbajnë  konferencën për medie. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me mintrin e Mintrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 16:00

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla vaksinohet me vaksinën AstraZeneca. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:30

    Bëhet përurimi i nënkalimit kryesor për vetura dhe këmbësorë në qendrën e qytetit të Ferizaj, i njohur me emrin simbolik “Bashkimi i Qytetit”. (Komuna e Ferizajt)

     

Kalendari Arkiv