Ngjarjet e ditës: 1 prill 2022

  • 10:00

    Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! mban tryezë me temën “Degradimi i vazhdueshëm mjedisor”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Ministria e Shëndetësisë pranon një automjet mjekësor, donacion nga forcat italiane në kuadër të forcës paqeruajtëse në Kosovë, KFOR. Merr pjesë ministri Rifat Latifi dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it Luigi Piperni. (Ministria e Shëndetësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Myftiu Naim Tërnava jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIRK-ut, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Përurohen librat “Dhe unë jam njeri”, vepër postume, e autorit Lulëzim Krasniqi – Arbanasi dhe “Njeriu i lartësive”, libër jetëshkrimor, i autorit Gëzim Saraçi. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

  • 12:00

    Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në bashkëpunim me organizatën “ETEA” dhe “Karvanin e shkrimtarëve për Fëmijë”, organizojnë manifestimin tradicional “Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe të Rinj”.  (Biblioteka”Hivzi Sulejmani“, Prishtinë)

  • 14:00

    Oda e Avokatëve të Kosovës organizon “Betimin Solemn”, të 51 avokatëve dhe 25 praktikantëve të avokatisë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku takohet me komunitetin artistik në Ferizaj. (Teatri Adriana në Ferizaj)

  • 16:00

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, viziton njërën nga 18 pikat e reja ushqyese për qentë endacakë. (Parku Universitar, në mes të “Kishës Ortodokse Serbe” dhe Fakultetit të Edukimit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:30

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon ceremoninë e hapjes së ndërmarrjes së parë gjermano-kosovare “KICK Engineering & Manufacturing Kosovo” në kuadër të Zhvillimit të Bizneseve Gjermano-Kosovare në Kosovë, që do të mundësojë themelimin e parkut të biznesit gjerman në fushën e inxhinierisë mekanike në Kosovë. (Hotel Garden)

Kalendari Arkiv