Ngjarjet e ditës: 11 tetor 2022

  • 09:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, takohet me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Nicholas Abbott, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë. Temë diskutimi është: Aspektet të cilat ndërlidhen me të Drejtat e Njeriut, përfshirë çështjet që kanë të bëjnë me viktimat e dhunës seksuale, grupet e margjinalizuara dhe barazinë gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës Albulena Haxhiu dhe ministri i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë Ulsi Manja mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e ish-Rilindjes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Hapet Festivali i Kafes dhe Çajit. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. Të ftuar: Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së, Vlora Spanca. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Shoqata Down Syndrome Kosova dhe Organizata IPKO Foundation lansojnë fushatën “Gjithpërfshirje” për të shënuar muajin tetor si muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin pёr Prokurorin e Shtetit dhe Projektligjin për Prokurorinë Speciale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

  • 12:00

    Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik kundër taksës 18% për produktet menstruale. (Para Qeverisë së Kosovës) ***Kjo ngjarje anulohet.

  • 13:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton nismën e Komisionit të Projektligjit për rregullat e trafikut rrugor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

  • 14:00

    Zyra e Bashkimit Evropian organizon panel diskutimi “Cila është e ardhmja që dëshironi të shihni?”. Me profesorë, studentë, përfaqësues të organizatave, të cilët do të ndajnë përvojat e tyre lidhur me programet e studimit, shkëmbimit, trajnimit që mund të përfitohen nga përkrahja e BE-së në Kosovë. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston menaxhmentin e KOSTT-it për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

  • 14:00

    Zyra e Bashkimit Evropian organizon panel diskutimi “Cila është e ardhmja që dëshironi të shihni?”. Me profesorë, studentë, përfaqësues të organizatave, të cilët do të ndajnë përvojat e tyre lidhur me programet e studimit, shkëmbimit, trajnimit që mund të përfitohen nga përkrahja e BE-së në Kosovë. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë e Veriut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Vihet gurthemeli i Urgjencës së qytetit të Podujevës në bashkëpunim me organizatën “Qatar Charity”. (Podujevë)

     

  • 19:00

    Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës organizon gala mbrëmje ku marrin pjesë hotelierë e gastronomë. (Hotel “Holiday Resort”, Sllatinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv