Ngjarjet e ditës: 12 dhjetor 2022

  • 09:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në Ditën Ndërkombëtare të Mbulimit Universal me Shërbime Shëndetësore, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK mban tryezë me temën “Pse pas 8 vjetësh nga miratimi i ligjit nuk kemi sigurime shëndetësore?!”  (Hotel “Prishtina”, Prishtinë) 

  • 11:00

    Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet kryetarëve të komunave të rajonit të Prishtinës për zhvillimin e një Plani Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave dhe Marrëveshjes për Bashkëpunim Ndërkomunal për punë të përbashkët në sektorin e menaxhimit të mbeturinave. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

  • 11:00

    Zyra e Komisionarit për Gjuhët (ZKGJ), në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), mbajnë edicionin e katërt të ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve për “Praktikat më të mira për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 12:00

    Friedrich Ebert Stiftung (FES) paraqet rezultatet e sondazhit kombëtar “Gratë në Kosovë-çfarë mendojnë, dëshirojnë dhe bëjnë”. (Kino “Armata”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) hap zyrtarisht “Javët e Biznesit Kosovar 2022” me moton “Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?”. (Zyrat e AKB-së, rr. “Lidhja e Prizrenit”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Drejtuesi i Festivalit Ndërkombëtar të Posterit Prishtina 2022, Rrezart Galica, mban konferencë për medie për njoftimin e pjesëmarrësve të përzgjedhur në bazë të konkursit. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës) 

  • 14:30

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e pret në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të ShBA-së, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:30

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 18:00

    Haprt ekspozita me titullin “Kthim / rETurN” – Artistë që duhen parë në 2022. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)

  • 19:00

    Mbahet ceremonia e hapjes se Festivalit Ndërkombëtar të Posterit Prishtina 2022. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës)

Kalendari Arkiv