Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës shpall aktgjykimin ndaj Salih Mustafës. (Hagë) ***Ngjarja do të transmetohet “live” në faqen e Facebookut të EO.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë vazhdon seanca gjyqësore në rastin e aferës së 53 milionëve të ndara shtesë për Bechtelin, ku i akuzuar është dhe ish-ministrit Pal Lekaj. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali)
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministria e Mbrojtjes mban konferencën tradicionale të fundvitit për medie. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton Raportit Vjetor të Performancës së Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim publik për Projektligjin për Zyrtarët Publikë dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)
Qendra Mediale organizon debatin me temën “Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës – cila është zgjidhja e qëndrueshme?”. Pjesëmarrës në paneldo të jenë: Ardian Arifaj, Momçilo Trajkoviq, Dukagjin Gorani dhe Millia Bishevac. (Qendra Mediale në Çagllavicë)
Vihet gurthemeli për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në Podujevë. Marrin pjesë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi; ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi. (Afër shkollës “Xheladin Rekaliu”, Podujevë)
Nis edicioni i tretë i Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës promovon botimin e numrit të fundit të revistës shkencore “Kosova Journal of Surgery” si dhe shënon 4-vjetorin e themelimit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)
Hapet ekspozita “Të ndarë, por të pashkëputur” dhe ekspozita me dokumente arkivore për Dhimitër Paskon. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” organizon takim me shkrimtarin Ibrahim Kadriu me rastin e 77-vjetorit të lindjes dhe 60-vjetorit të krijimtarisë së tij letrare. (Biblioteka “Ibrahim Rugova”, Gjakovë)
Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e parë të jashtëzakonshme. (Salla e KK, Rahovec)
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës promovon librin “Ushtria Çlirimtare e Kosovës – Vlerë Kombëtare”, botim i përbashkët me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Institutin Albanologjik të Prishtinës. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Promovohet libri “100 vjet me Shqipërinë”, i autorit Llesh Kola. (Teatri Kamertal, Kolegji AAB)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj dhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier bëjnë hapjen solemne të Këndit Amerikan dhe të Bibliotekës së Qytetit. (Sheshi i Dëshmorëve, Prizren)
Organizata “Lidhim Njerëzit me Vlerat e Natyrës” – Connecting Natural Values & People (CNVP) do të festojë 10-vjetorin e saj në një ceremoni që do të mbledhë së bashku partnerët kryesorë nga komuniteti i donatorëve, institucionet qendrore dhe lokale nga rajoni, sektori privat dhe shoqëria civile. (Hotel “Amazona”, rruga Prishtinë-Mitrovicë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Lëvizja FOL bën ndarjen e Çmimit për Guxim Qytetar 2022. (“Boho”, përballë ndërtesës së Qeverisë)
Ndizen dritat e fundvitit. (Sheshi i Dëshmorëve, Prizren)
Partia Guxo organizon takimin e fundvitit me gazetarë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)