Ngjarjet e ditës: 2 shkurt 2023

  • 09:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

  • 10:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (KGjK, rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë) 

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30 - 11:40

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt dhe institucionet shëndetësore:

    10:30 – Takim me kryetarin Agim Aliu

    11:20 – Vizitë në Spitalin Rajonal

    11:40 – Vizitë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. ***Ngjarjet mbulohen me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet  “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 14:00

    Zv.kryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:30

    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, organizon ceremoni për të përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Merr pjesë dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

  • 17:30

    Friedrich Ebert Stiftung (FES) lanson studimin analitik, empirik mbi qëndrimet, bindjet dhe praktikat e grave në Kosovë. (Hotel “Garden”, Emshir)

Kalendari Arkiv