Ngjarjet e ditës: 2 korrik 2024

  • 09:00

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Transmetohet “live” edhe më Facebookun e EO.

  • 09:00

    Mbahet dita e dytë e seminarit në arkitekturën moderne si pjesë e nismës nga Getty Foundation për mbrojtjen e arkitekturës moderne “Keeping It Modern”. (Biblioteka Kombëtare Prishtinë)

  • 09:30

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë mbajnë konferencën shkencore “Zhvillimi i konstitucionalizmit shqiptar 1912-2024. (Salla e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Prishtinë)

  • 10:00

    Misioni i OSBE-së në Kosovë do të publikojë raportin e monitorimit të gjykimeve të rasteve të dhunës në familje në Kosovë. Marrin pjesë ambasadori Michael Davenport, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Albanologjik i Prishtinës do të mbajë mbledhje komemorative në nderim të shkrimtarit, Ismail Kadare. (Instituti Albanologjik i Prishtinës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, pret në takim Kryeparlamentaren e Republikës së Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič. (Objekti i MPJD-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit protestojnë lidhur me shpronësimet e tokave të kryera për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës. (Para zyrave të KEK-ut, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 shqyrton miratimin e listës së dëshmitarëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) 

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton raportet vjetore të Performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin për vitin 2022; shqyrtimi i propozim-amendamenteve për Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Në Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike raporton ministrja e MASHT Arbërie Nagavci, në bënë lidhje me raportin e auditimit të performances “Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit”. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    “Voice of Roma, Ashkali, and Egyptians”, mban edicionin e 6-të të Festivalit Multikulturor, “Të festojmë ngjashmëritë tona” dhe do të fokusohet në artin dhe kulturën e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë. (Hotel “Grand”, Prishtinë)

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim bënë shqyrtimin e Projektligjit për rrugët, shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete si dhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për menaxhimin e resurseve ujore. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:30

    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier organizon pritje për nder të 248-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së. (Kompleksi i Ambasadës amerikane Prishtinë)

Kalendari Arkiv