Ngjarjet e ditës: 23 maj 2023

  • 09:00

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)

  • 09:30

    Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me UNFPA-në mbajnë konferencën rajonale: Perspektiva parlamentare për barazinë gjinore dhe qëndrueshmërinë demografike në Ballkanin Perëndimor. Merr pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Agjencia Kadastrale e Kosovës, organizon takim koordinues ndërinstitucional me kryetarët e komunave të Kosovës, ku do të diskutohen zhvillimet e fundit, planet dhe objektivat në fushën e Kadastrit, Pronës dhe Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Riinvest mbanë konferencë në lidhje me “Korniza institucionale dhe rregullative (politikat dhe procedurat) për rritjen e burimeve dhe administrimit të financave të kërkimeve dhe inovacioneve në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencë për media ku do të prezantohen vlerësimet lidhur me Reformën Zgjedhore, pas projektligjit të propozuar nga Komisioni Ad-Hoc. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë) 

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mbanë mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N225)

  • 10:00

    Këshillit Prokurorial të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KPK-së)

  • 10:00

    Shoqata e Onkologëve të Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësuesen Kosovare të Euromelanomës, organizon fushatën ndërgjegjësuese për Melanomën. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

  • 10:30

    Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së bënë intervistimin e  kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

  • 11:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike bënë shqyrtimin e Raportit vjetor të performances së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2022. E ftuar Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme.  (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 12:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, lanson Strategjinë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim bënë shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjekësinë ligjore. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 13:30

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim James Heappey, Ministër i Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Shoqata e Onkologëve të Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësuesen Kosovare të Euromelanomës, organizon ligjëratë rreth parandalimit dhe trajtimit të melanomës. (Hotel “Four Points by Sheraton”)

  • 14:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve në stadiumin e fshatit Zhur.

  • 14:15

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Mbretërisë së Bashkuar për Forcat e Armatosura, James Heappey. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Organizohet edicioni i parë i ekspozitës NISESOS. (“Royall City, Lunch Bar Family”, Prishtinë)

  • 20:00

    Mbahet koncerti i mbylljes së edicionit të 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës – ReMusica Festival 2023. (Pallati i Rinisë)

Kalendari Arkiv