Ngjarjet e ditës: 4 qershor 2022

  • 10:00

    Mbahet ceremonia e nënshkrimit të projektit “Implementimi i Sistemit Dual të Arsimit në Kosovë” ndërmjet Shoqatës “Esnaf” dhe Fondacionit Besa. (Shoqata “Esnaf”, Prizren)

  • 10:00

    Drejtoria e Administratës në Vushtrri zgjat orarin e punës me palë në Sektorin e Gjendjes Civile (SGJC) dhe në Qendrën për Shërbim me Qytetarë (QSHQ). Merr pjesë kryetari i Komunës, Ferit Idrizi. (Komuna e Vushtrrisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për media. (Zyrat e GLPS-së, rr. “Rexhep Luci”)

  • 11:00

    Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së mbajnë konferencë për medie lidhur me organizimin e protestës. (Selia e OVL të UÇK-së)

  • 11:00

    Dega e LDK-se në Gjilan organizon një aksion politik. (Hyrja kryesore e Zyrës së Kryetarit)

  • 11:00

    Fondacioni “Besa” nga Gjermania mban takim me Oden e Hotelerisë dhe Turizmit (OHT). (Zyrat e OHT-së, përballë jotel “Prishtina”)

  • 12:00

    Mbahet kuvendi i tretë i Shoqatës “Çamëria” në Kosovë. (Hoteli “Grand”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Grupi Parlamentar i AAK-së mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit)

  • 17:00 - 19:00

    17:00 – Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës.
    17:30 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës.

    18:15 – Konferenca për media e Kombëtares së Greqisë.
    19:00 – Stërvitja e Kombëtares së Greqisë.

    (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

Kalendari Arkiv