Ngjarjet e ditës: 1 gusht 2024

  • 10:00

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e radhës. Në rend dite është shqyrtimi i kërkesës për hetim disiplinor ndaj dy prokurorëve në Prokurorinë Themelore në Prizren; raporti vjetor i Planit Strategjik, etj. (Objekti i KPK-së)

  • 10:00

    Komuna e Malishevë ndan çmimet “Qytetar nderi” për personalitetet nga ShBA-ja, David Carr, Charles D. Fall dhe Naser Nika. (Kuvendi Komunal, Malishevë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Lëvizja FOL publikon të dhënat nga monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të parapara nga Qeveria e Kosovës në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim, realizimi i të cilave është paraparë të përfundojë në periudhën janar-qershor 2024. (Zyrat e FOL, rr. “Andrea Gropa”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mban koferencë për medie, ku do të shpalosë rezultatet e tri auditimeve të performancës dhe pajtueshmërisë. (Zyra Kombëtare e Auditimit, Arbëri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Rame Lahaj International Opera Festival (RLIOF) mban konferencë për media, do të shpalosen detaje për Gala Mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends”, që mbahet më 2 gusht në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. (Galeria e Fakultetit të Arteve, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj mban konferencë për media. (Zyra qendrore e AAK-së, Arbëri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv