Ngjarjet e ditës: 29 tetor 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

     

  • 10:00

    Ministri i Bujqësisë Faton Peci, merr pjesë në hapjen e sesionit të parë informues me rastin e prezantimit të  Skemës së Granteve 2024-2027. (Hotel “Palace”, Mitrovicë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport e shqyrton Projektligjin Kundër Dukurive Negative në Sport. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim e shqyrton Projektligjin për financimin e menaxhimit të resurseve ujore. (Kuvendi i Kosovës, N225) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizohet panairi i 7-të i Universiteteve Franceze. Marrin pjesë ambasadori i Francës, Olivier Guérot dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Arben Hajrullahu. (Fakultetit Filologjik, UP)

  • 10:30

    Komuna e Prishtinës mban tryezë diskutimi “Informator për Hapat e Ekzaminimit të Gjirit për Gratë e Kryeqytetit”, një ndër aktivitetet përmbyllëse të “Prishtina Rozë”. (QMF, Veternik)

  • 10:30

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal e shqyrton Raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, për vitin 2022 dhe 2023. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e shqyrton Raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e shqyrton Projektligjin për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu mban konferencën për media, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Transportin Ajror me Arabinë Saudite. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), publikon raportin: “Mungesa e kontratave kolektive – Dështimi për të siguruar dialog social dhe mbrojtje kolektive të punëtorëve”. (Zyra e IKD-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, vizitojnë Mamografin Mobil në Komunën e Gjakovës. (Lagja “Kolloni”, Gjakovë)

  • 16:00

    Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Holli i Kuvendit) **Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:30

    Mbahet diskutimi i titulluar “Kultura përkujtimore e Kosovës 25-vjet pas luftës”. (Hotel “Grand”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Demokraci për Zhvillim (D4D) mban sallonin e së martës temën: “Rikthimi i Trurit dhe Roli i Politikave Publike: Si Ndikon Reduktimi i Brain Drain-it dhe Potenciali i Diasporës në Demokracinë e Vendit”. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:45

    Në kuadër të “Prishtina Rozë,” në muajin e ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj kancerit të gjirit, ndriçohen me ngjyrë rozë Komuna e Prishtinës, Biblioteka Kombëtare, Pallati i Rinisë, Sahat Kulla e Katedralja. (Prishtinë)

  • 19:30

    Komuna e Prishtinës mban manifestimin përmbyllës të “Prishtina Rozë”. (Kino Armata, Prishtinë)

Kalendari Arkiv