Kryeministri Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në komunën e Drenasit. (QKMF në Drenas)
Kryeministri Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në komunën e Drenasit. (QKMF në Drenas)
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mban konferencën përmbyllëse të vitit për medie, në të cilën do të shpalosë të arriturat dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar sektori i bujqësisë këtë vit. (Objekti i MBPZhR-së, kompleksi “Ramiz Sadiku”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) mban konferencë për medie, ku do te publikohen indikatorët për moshën mesatare sipas komunave/ gjinisë. (Objekti i ASK-së)
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, takon përfaqësues të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS). Pas takimit do të ketë prononcime për medie. (Para ndërtesës së KEDS-it) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të Hovenierit në Kosovë, do të bëjnë homazhe te shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova. Pas homazheve do të ketë deklarim për media. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, para Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, mban takim me qytetarë. (Salla e Kuvendit Komunal, Lipjan) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, mban konferencë për media me qëllim të prezantimit të raportit të punës së këtij institucioni për vitin 2024. (Prokuroria Themelore, Prishtinë)
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 260-të. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, rr. “Luan Haradinaj”)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), do të mbajë takimin e rregullt. (Salla e takimeve të KGJK-së Prishtinë)
Qeveria e Kosovës organizon pritje për fundvit për përfaqësuesit e medieve që kanë mbuluar punën e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, P38)
Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës përuron librin “Shtigje të lirisë: Leksikoni i të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi, 1944-1953, I. (Instituti i Historisë, Prishtinë)
Fondacioni “Golden Eagle” mban ceremoninë e ndarjes së bursave për studentët. Me këtë rast, drejtuesit e Fondacionit do të ndajnë disa fjalë rreth rëndësisë së mbështetjes për edukimin dhe zhvillimin e rinisë. (Zyrat e Fondacionit, Lipjan)
Në kuadër të projektit “Një fund-vit plotë drita”, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata për fëmijët të cilat do të shpërndahen si pjesë e një iniciative për të sjellë gëzim dhe përkrahje gjatë periudhës festive. (Monumenti “NEW BORN”, Prishtinë)
Federata e Boksit e Kosovës organizon ceremoninë e ndarjes se çmimeve “Laureatët e vitit 2024”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në përurimin e renovimit të sporteleve në Klinikën e Kirurgjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Klinika e Kirurgjisë, QKUK) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, mbajnë konferencën përmbyllëse të vitit me medie, ku do të prezantohen rezultatet e arritura gjatë vitit 2024. (Zyra qendrore e ATK-së, këndi i rrugëve “Bill Klinton” & “Dëshmorët e Kombit”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Aeroporti i Prishtinës do të festojë arritjen e 4 milionë udhëtarëve. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Terminali i ANP “Adem Jashari”)
Organizohet pranim-dorëzimi i kamionit të fundit me ndihma mjekësore në Kryeqytet nga Fondacioni “Human Bridge” nga Suedia, në bashkëpunim me shoqatën “Liria” nga Växjö. (Zyrat qendrore të HANDIKOS, Hajvali)
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Podujevë, mban ndejën e fund-vitit. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Restoranti “Diamond” Podujevë)
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) organizon Darkën e Bizneseve. (Restorant “Happy Day”, Bresje) ***Mbulohet me kamerë nga EO.