Ngjarjet e ditës: 19 korrik 2021

  • 08:00

    Sindikata Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës vazhdon me grevë të përgjithshme nga ora 08:00-16:00. (Zyrat e Administratës Tatimore të Kosovës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton i u.d të Drejtorit të Departamentit për Kufi, Kolonel Ragip Bunjaku. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi mban vazhdimin e seancës plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e seancave plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Kjo ngjarje anulohet.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthimshqyrton informacionet mbi gjetjet e rekomandimeve nga Plani i Monitorimit të Procesit të Integrimit Evropian 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

  • 10:00

    Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung prezantojnë rezultatet e anketës “Mendësia e qytetarëve kosovarë rreth pyetjeve politike”. (Hotel “Sirus”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Në komunën e Suharekës bëhen homazhe te lapidari i dëshmorëve në rrugën “UÇK”. (Transiti Rahovec, Malishevë)

     

  • 11:00 - 13:00

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK mban Kuvendin për Zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit të AGK-së. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava do të jap mesazhin me rastin e festës së Kurban Bajramit. (Selia e Kryesisë së BIK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Ministria e Punëve të Brendshme mban konferencë për mediw lidhur me kthimin në Republikën e Kosovës së 11 qytetarëve nga zonat e konfliktit në Siri. (Ministria e Punëve të Brendshme) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrtonProjektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

  • 13:30

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, viziton Lipjanin për t’u informuar nga afër me pritjet që i bëhen bashkëatdhetarëve të cilët vijnë nga diaspora për pushime në Kosovë. (Komuna e Lipjanit)

  • 14:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Partia Socialdemokrate mban konferencë për medie. (Para Pallatit të Drejtësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton për performancën e Kompanive Rajonale të Ujit, të ftuar Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Kompanitë Rajonale të Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

  • 14:30

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton një kërkesë të Gjykatës Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10)

  • 19:00

    Sami Lushtaku shpallë kandidaturën për kryetar të komunës së Skenderajt. (Restorant “Atlantic”, Skenderaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    K.F Prishtina mban konferencë për medie para ndeshjes kundër Connahs në Ligën e Konferencave. Pas konferencë mban edhe stërvitje. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

  • 19:00

    F.C Connahs mban konferencë për mediw para ndeshjes kundër Prishtinës në Ligën e Konferencave. Pas konferencë mban edhe stërvitje. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

Kalendari Arkiv