Ngjarjet e ditës: 8 nëntor 2023

  • 09:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Mbahet procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 09:00

    Mbahet Konferenca për Agjendën Transformuese të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Një fjalë hyrëse do të mbajë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës shënon 10-vjetorin e themelimit. Marrin pjesë drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha; ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier etj. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë – Ferizaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komisioni Evropian mban konferencë për Pakon e Zgjerimit 2023 dhe Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. (Livestream në faqen në Facebook të Bashkimit Evropian në Kosovë)

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut… dhe Peticione shqyrton peticionin e nënshkruar tё punëtorëve tё RTK-sё për dorëheqjen e kryetarit tё Bordit tё RTK-sё. Tё ftuar janë kryetari dhe anëtarët e Bordit tё RTK-sё, dhe Sindikata e Punëtorëve tё RTK-sё. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Bëhet prezantim i Pakos së Zgjerimit 2023 dhe Planit të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor për Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi. (Livestream këtu)

     

  • 17:10

    Zv.kryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pret në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nga i cili do të pranojë Raportin për Vendin 2023 të Komisionit Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

Kalendari Arkiv