Ngjarjet e ditës: 21 mars 2024

  • 09:00 – 14:00

    Mbahet konferenca “Qasja në financa për gratë ndërmarrëse”, aktivitet i përbashkët i BQK- AMIK. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00 - 13:00

    Drejtoria e Parqeve e Kryeqytetit organizon mbjellje të luleve e drurëve në disa lokacione në Prishtinë:

    09:00 – Mbjellja e luleve sezonale në “ishujt” e gjelbër të Parkut të Qytetit me ShFMU “Elena Gjika” ***Mbulohet me kamerë nga EO.

    11:00 – Mbjellja e drurëve dhe luleve sezonale në këndin e lodrave në lagjen Kolovicë, me Shkollën e Gjelbër

    13:00 – Mbjellja e drurëve dhe luleve sezonale në parkun e Taukbashqes

  • 10:00

    Presidentja Vjosa Osmani pret në takim Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA, Todd D. Robinson. Pas takimit do të ketë deklarim për medie. (Kabineti i Presidentes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), në bashkëpunim me FAO-n, shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve me temën “Pyjet dhe Inovacioni: Zgjidhje e re për një botë më të mirë”. Merr pjesë dhe ministri Faton Peci. (Vendgjuetia me rëndësi të veçantë, Parku i Blinajës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temën “Gjykata Kushtetuese dhe Shpërblimi i Dëmit: Një interpretim ndryshe”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton harmonizimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative; si dhe Raportin vjetor të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, N302***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Grupet Punuese për shqyrtimin e Projektligjeve. (Kuvendi i Kosovës, N204) 

  • 11:00

    Me rastin e Ditës Italiane të Dizajnit 2024, Ambasada e Italisë në Kosovë, Zyra ICE në Tiranë dhe Kolegji UBT do të organizojnë tryezën e rrumbullakët me studentët e arkitekturës dhe dizajnit. (Biblioteka e UBT-së Innovation Campus Lipjan)

  • 12:00

    Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizon takim letrar me rastin e Ditës botërore të poezisë. (Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, rruga “Jashar Salihu”, Kulla e zotnisë, Mahalla e Muhaxherëve, Prishtinë)

  • 13:00

    Ndihmës Sekretari Amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, takon përfaqësuesit e Sistemit Gjyqësor, atij Prokurorial dhe të Shërbimit Korrektues. (Pallati i Drejtësisë, D-27) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, marrin pjesë në eventin e organizuar nga qeveria studentore e Institutit të Teknologjisë Rochester (A.U.K.), me rastin e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s. (Kampusi i Institutit të Teknologjisë Rochester A.U.K.) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:30

    Qendra LIBART/ Etea shënon Ditën Ndërkombëtare të Poezisë. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Dardani)

Kalendari Arkiv