Ngjarjet e ditës: 16 maj 2024

  • 09:15

    Mbahet Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Merr pjesë dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. (Hotel “Hyatt Blue Bay”, Kotor)

  • 09:30

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 09:30

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Shërbimet Private të Sigurisë si dhe Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës së Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite është votimi i rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH si dhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla plenare) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhje mbi planin zhvillimor. (Salla e Kuvendit Komunal Deçan)

  • 10:00

    Ish-deputeti i VV-së, tani i pavarur, Haki Abazi, simbolikisht hap “të pame”, sikur thotë, për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. (Hyrja e deputetëve, përballë Zyrës së BE-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton disa projektligje me amendamente nga komisionet funksionale. (Kuvendi i Kosovës, N302) 

  • 10:00

    Rrjeti për të Drejtat e Njeriut (HRN) organizon konferencën lansuese të Raportit të Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut për vitin 2023. (Hotel “Sirius”)

  • 10:00

    Mbahet seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të akuzuar për vrasje dhe dhunim. (Gjykata Themelore, Ferizaj)

  • 10:30

    Publikohet studimi “Përmirësimi i Klimës së Biznesit – Rritja e Investimeve. Propozime nga biznesi gjerman në Kosovë”, realizuar nga German Economic Team (GET) për Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK). Marrin pjesë ambasadori gjerman Jorn Rohde, dhe Norbert Schultes, udhëheqës i Divizionit për Administrim të Partnerëve Ndërkombëtar nga Ministria Federale e Ekonomisë dhe Mbrojtjes së Klimës (BMWK). (Klan Arena, Prishtinë)

  • 10:30

    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB), ku pritet nga kryetari Agim Shahini. (Zyrat e AKB-së, rr. “Lidhja e Prizrenit”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të agjendës së kontratës sociale për Ferizaj. (Shkolla e Arteve “Çesk Zadeja” Ferizaj)

  • 13:00

    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mban konferencë për media. (Objekti i MPJD-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Hapet ekspozita “Artistë dhe Refugjatë”. (Holli i Ekspozitave të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”)

  • 19:00

    Komuna e Rahovecit takim në 25-vjetorin nga zhdukja e Ukshin Hotit. (Shtëpia-muze e Ukshin Hotit, Krushë e Madhe)

Kalendari Arkiv