Ngjarjet e ditës: 18 qershor 2021

  • 09:00

    Rreth 360 infermierë që ishin punësuar për nevoja të pandemisë, protestojnë për mosvazhdimin e kontratave nga ministria e Shëndetësisë. (Para Klinikës Infektive) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon tryezë diskutimi me ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane, Pejton, Prishtinë) ***Kjo ngjarje shtyhet.

  • 10:00

    Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe UNHCR organizojnë një aktivitet për të shënuar këtë ditë. Në shënimin e kësaj dite këtë vit do të përurohet Qendra e Azilit e sapo renovuar në Vrandioll. (Qendra e Mbajtjes në Vranidoll)

  • 10:00

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, vizitojnë banesat kolektive. Më pas, kryetari Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini, vizitojnë rajonin e Zhupës. (Përballë Qendrës Sportive, Prizren)

  • 11:00

    Ish-zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Alain Le Roy, mban ligjëratë publike. (Kolegji “Universum”, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Ish-punërorët e gazetës Rilindja mbajnë tubim protestues. (Oborri i ish-Rilindjes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) promovon librin “Meet My Soul” me fotografi dhe thënie të azil-kërkuesve dhe refugjatëve në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve. (“KultPlus Caffe Gallery”, Prishtinë)

  • 12:00

    Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës.(Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë mban mbledhje. Në rend dite është formimi i grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    KB “SIGAL Prishtina” mban konferencë për medie rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv