Ngjarjet e ditës: 8 qershor 2023

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare, me vetëm një pikë të rendit të ditës: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet simpozium shkencor “50 vjetori i themelimit të grupit revolucionar të Kosovës”. (Instituti Albanologjik)

  • 10:00

    Organizata “EC Ma Ndryshe” organizon aktivitetin “Electionville-Lojë për demokracinë dhe qeverisjen vendore”. (Kino “Lumbardhi”, Prizren)

  • 11:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë të re plenare. Në rend dite është ratifikimi i Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022 dhe 21 pika të tjera. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Aksionarët e Ndërmarrjes Publike Banesore mbajnë konferencë për medie. (Ndërmarrja Publike Banesore) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës prezanton rezultatet e hulumtimit lidhur me nivelin e kënaqshmërisë së studentëve me jetesën e tyre në konvikte dhe ushqyerjen në mensë. (Rektorati i UP-së, salla e senatit) 

  • 11:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Drejtësia në sytë e qytetarëve: Raporti i Tretë për Monitorimin e seancave gjyqësore nga qytetarët”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 11:00

    Komuna e Klinës organizon Panairin e Produkteve Vendore, në kuadër të Festivalit Folklorik “I këndojmë lirisë”. (Sheshi “Mujë Krasniqi”, Klinë)

  • 11:30

    Komuna e Fushë Kosovës nderon shkrimtarin Ismail Kadare me titullin “Qytetar Nderi i Fushë-Kosovës”. (Gjimnazi “Hivzi Sylejmani”, Fushë-Kosovë) 

  • 13:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e aksionarëve në ndërmarrjet publike. (Ndërtesa e Komunës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbahet konferenca shkencore “Mjekësia laboratorike moderne, ardhmëri e sigurt e diagnozës, prognozës dhe optimumit terapeurik”. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

  • 17:00

    Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitje para dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë. (Kampi Nacional, Hajvali)

  • 17:00

    Hapja e ekspozitës së holokaustit me titull “Diagnoza racore: Magjup – Gjenocidi nazist për sintit dhe romët dhe lufta e gjatë për njohje”. Marrin pjesë Joern Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë; Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit etj. (Kompleksi “Europa”, Rr. “Marin Barleti”, Prizren)

Kalendari Arkiv