Ngjarjet e ditës: 27 tetor 2022

  • 08:30

    Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës organizon punimet konferencës së 42-të, të drejtorëve të policive të kryeqyteteve Evropiane. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 09:00

    Presidentja Vjosa Osmani Sadriu pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, marrin pjesë në vendosjen e gurthemelit të ndërtesës së re të çerdhes për fëmijë. (Te Shkolla e Gjelbër, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues nga Lidhja e Qendrave për Punë Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Qendra e LVV-së në Prishtinë mban konferencë për medie. (Pallati i Drejtësisë)

  • 09:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e AKI-së shqyrton tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

  • 10:00

    Presidentja Vjosa Osmani Sadriu dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas takimit, mbajnë konferencë për medie. (Para ndërtesës së Presidencës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi mban seancën plenare. Në rend dite janë Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, Projektligji për mbështetjen e punëve publike etj. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet protestë me kërkesën pro tërheqjes 30% të Trustit. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) organizon ceremoninë e lansimit të Strategjisë së Arsimit 2022-2026. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 10:00

    Përfaqësuesë francezë të misionit “Hauts-de-France në Kosovë” priten nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. (Kabineti i ministrit)

  • 10:00

    Instituti D4D mban konferencën për medie lansuese të dy punimeve mbi çrregullimin e informacionit dhe ndikimit tek qytetarët: “Raporti monitorues i lajmeve me çrregullim të informacionit – Çfarë ndikimi patën portalet dhe rrjetet sociale nga muaji korrik deri në shtator” dhe “Ndikimi i ngjarjeve në Evropë dhe çrregullimet e informacioneve tek lajmet në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Komuna e Mitrovicës organizon ceremoninë e hapjes së Panairit të Punës 2022 në të cilin do të promovohen mundësi punësimi, praktikë, këshillim në karrierë, intervista pune, dhe trajnime  nga kompanitë lidere të qytetit të Mitrovicës. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mitrovicë)

  • 10:00

    Akademia Ballkanike e Shkencave Mjeko-Ligjore dhe Kolegji AAB mbajnë konferencën e 13-të vjetore e Shkencave Mjeko-Ligjore. (Teatri “Faruk Begolli” i Kolegjit AAB)

  • 10:00

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me ekipin e OKB-së UNKT do të mbajnë edicionin e 17-të, të ceremonisë “Çmimi për raportimin më të mirë Kundër Varfërisë”. (Klan “Arena”, Fushë-Kosovë)

  • 10:30

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Përrfaqësuesë francezë të misionit “Hauts-de-France në Kosovë” priten nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. (Kabineti i ministres)

  • 11:30

    Organizohet ekspozita dhe performanca “Gjuajtje në shenjë”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

  • 12:00

    Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, mban konferencë për medie lidhur me Projektligjin për Paga dhe atë për Zyrtarët Publikë. (Objekti i MPB-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Ambasada e Francës do të organizojë një konferencë me titull “Politikat publike në Francë” e cila do të hapet me një fjalë rasti nga Kryeministri Albin Kurti dhe Ambasadori i Francës Olivier Guerot. (Kino “Armata”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv