Ngjarjet e ditës: 16 shtator 2021

  • 08:45

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) bën lansimin e projektit: “Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri”. (Hotel “Opera”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në bashkëpunim me sindikatat dhe shoqërinë civile organizojnë debatin me temën “Sigurimi shëndetësor dhe jetësor, kur do të jetësohet?”. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti GAP publikon raportin “Progresi i kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve zgjedhore gjatë mandatit 2017 – 2021”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari bëjnë lansimin e regjistrit elektronik të procedurave administrative si dhe përmbylljen e projektit “Klima e Investimeve në Kosovë II” në Komunën e Prizrenit, të realizuar në bashkëpunim me Bankën Botërore. (Qendra për Shërbime të Integruara “One Stop Shop”)

  • 10:00

    Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore publikojnë raportin “Testimi e Situatës së Diskriminimit ndaj Lezbikeve, Gejve, dhe Grave Rome në Fushën e Qasjes në Mallra dhe Shërbime dhe Qasjes në Strehim në Kosovë”. (Platforma “Zoom”)

  • 10:45

    Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i BE-së do të vendosë vëzhgues afatgjatë në të gjithë Kosovën më ç’rast Konrad Olszewski, zëvendësshefi vëzhgues i misionit do të prezantojë misionin. (Rruga “Mark Isaku”, Tophane) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00 - 13:30

    Zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Agjenda:

    Ora 11:00 – Takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev;

    Ora 11:30 – Mbahet mbledhja e përbashkët e dy Qeverive;

    Ora 12:30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve/memorandumeve n;

    Ora 13:30 -Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, mbajnë konferencë për medie.

  • 11:00

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Selia e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Selia e LDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, prezanton programin elektoral për kryeqytetin. (Ish-Sheshi 21) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Selia e AAK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Përfaqësuesit e organizatës World University Service (WUS) Austria vizitojnë Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. (Rektoratin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë)

  • 16:00

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pret në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 21:00

    AKR hap fushatën parazgjedhore në Prishtinë. Për shkak të situatës pandemike COVID-19, shpalosja e programit qeverisës do të realizohet përmes platformave online.

Kalendari Arkiv