Ngjarjet e ditës: 23 qershor 2023

  • 09:00

    Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës  organizon tryezë diskutimi në të cilën do të bëhet publikimi i Raportit  Vjetor të vitit 2022. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 09:30

    Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe UNFPA mbajnë debatin “Kuvendim: Migrimi – Për ndërmarrësit sukses, për shtetin progres”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizatat partnere të KOSINT organizojnë “Konferencën për buxhetimin komunal të planifikuar për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian” që ka për qëllim qasjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në implementimin e buxheteve komunale. (Restoranti “Villa Gërmia”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) bashkë me Grupin për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Institutin GAP, publikojnë Raportin Tematik me temë: “Transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve publike gjatë dhënies së lejeve dhe licencave”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e shqyrton Projektligjin për parqet industriale dhe teknologjike. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

  • 10:00

    Mbahet Konferenca e përbashkët shkencore “Harmonizimi i legjislacionit të Kosovës dhe të Shqipërisë në kuadër të integrimeve evropiane”. (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës)

  • 11:30

    Serbët lokal protestojnë për të tretë me radhë për shkak të arrestimit të Dragisha Milenkoviqit nga Kishnica, për të cilin dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj të burgosurve në qendrën e paraburgimit në Lipjan para luftës në Kosovë. (Graçanicë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    PSD mban aksion simbolik afër ndërtesës së Qeverisë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00-16:00

    Ceremonia mortore e profesorit të ndjerë, Shyqri Nimani:

    14:00-15:00
    Mbahen homazhe në nderim të profesorit të ndjerë, Shyqri Nimani. (Pallati i Rinisë)

    15:00-16:00
    Mbahet mbledhja komemorative për profesorin e ndjerë, Shyqri Nimani. (Pallati i Rinisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Bëhet varrimi i profesorit të ndjerë, Shyqri Nimani. (Varrezat e Prishtinës, Arbëri)

  • 18:00

    Bëhet përurimi i fabrikës “GAMP”, e cila është në partneritet ndërmjet kompanive kosovare-gjermane që do të prodhojë kontejnerë si merret me përpunimin e metalit, xhamit, aluminit dhe plastikës. (Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, fshati Konjuh) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Mbahet ceremonia hapëse e Karnavalit të Golden Eagle, ku mbi 500 artistë të huaj nga e gjithë bota performojnë në rrugët e Suharekës. Në hapje performojnë Klajdi, Bruno & Miri, Capital T. (Suharekë)

  • 19:00

    Kosovo 2.0 organizon edicionin e katër të karnavalit “Po i çelim dyert e SHTËPISË sonë”. (Zyrat e Kosovo 2.0, Prishtinë)

Kalendari Arkiv