Ngjarjet e ditës: 31 maj 2022

  • 08:30

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjes e radhës. (Salla e takimeve në KGJK)

  • 09:00 - 11:45

    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, viziton Vushtrrinë, në kuadër të fushatës “Për ju, me ju”, e cila ka për qëllim promovimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian në Kosovë.

    Agjenda:

    09:00 – Takim me kryetarin e Komunës, Ferit Idrizi
    10:00 – Szunyog dhe Idrizi shëtitje në dhe rreth Kalasë së Vushtrrisë
    10:45 – Vizitë në fshatin Gojbulë
    11:45 – Vizitë në Maxhunaj, te kompania Berrykode (fermë e boronicave), e cila është përfituese e projektit të BE-së.

    ***Ngjarjet mbulohen me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdon ditën e dytë te konferencës me Agjenden e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. (Hotel “Emerald”)

  • 09:00

    Mbahet dita e dytë e konferencës vjetore shkencore ndërkombëtare e Universitetit “Kadri Zeka”. (Hapësirat e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Gjilan)

  • 10:00

    Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit vjetor të performances së Zyrës Kombëtare për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, shqyrton Projektligjin për deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) shënon 31 Majin – Ditën Botërore pa Duhan. (IKSHPK)

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezë më temën “Zbatimi i konceptit të mjekësisë familjare, të arriturat dhe sfidat”. (Kuvendi i Kosovës, N506)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e 4 -të e rregullt e Legjislacionit të VI-të të Kuvendit të Komunës se Istogut. (Salla e Kuvendit të Komunës, Istog)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal te Istogut. (Salla e KK Rahovec)

  • 10:30

    Kombëtarja e Kosovës në futboll mban stërvitjen e radhës. (Stadiumi”Fadil Vokrri”, Prishtinë)

  • 11:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencë për medie, ku do të shpalosë të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës për vitin 2021. (Zyrat e KDI-së, Rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    OJQ Aktiv organizonë një tryezë të rrumbullakët me temë “Kaleidoskopi i komuniteteve multikulturale”. (Kafe restoran, Dit’ e Nat’ në Prishtinë)

  • 11:30

    Grupi Parlamentar i AAK-së mban konferencë për medie. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N302) 

  • 14:00

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të qëndrojë në Komunën e Ferizajt, ku bashkë me kryetarin e Komunës, Agim Aliu, do të vizitojnë punimet në rikonstruktimin e rrugës Ahmet Kaqiku. (Rr. Ahmet Kaqiku, Ferizaj)

  • 16:00

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me kryetarin e Komunës, Agim Aliu, do të vizitojnë punimet në Qendrën Multifunksionale. (Pallati i Kulturës – Qendra Multifunksionale-Ferizaj)

  • 16:30

    Zyra e Kryeministrit të Kosovës, organizon ceremoninë e nënshkrimit të “Kartës për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme”,  (Oborri i Qeverisë së Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv