Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF publikon Raportin e Monitorimit “Shërbime Sociale Afër Qytetarit”. Marrin pjesë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, Avokati i Popullit, Naim Qelaj dhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Kollçaku. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Me rastin e 18 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, organizohet punëtoria për Programin Kombëtar të muzeve në Kosovë. Në hapje merr pjesë edhe ministri Hajrulla Çeku (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar)
Presidentja Vjosa Osmani Sadriu pret me nderime shtetërore presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Trupi Gjykues II i Dhomave të Specializuara në Hagë shpall aktgjykimin në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet “live” edhe në faqen e EO.
Në kuadër të Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile për Dorëzimin e Projekt Propozimeve në Programin ReLOaD2, Komuna e Istogut organizon sesionin e parë informues dhe trajnimin dy ditor mbi ‘Menaxhimin e Ciklit të Projektit’. (Salla e konferencave të Shtëpisë se Kulturës ‘Mensur Zyberaj’ në Rahovec)
Lansohet Koalicioni i Organizatave të Edukimit Jo-formal, i cili pëbëhet nga 9 organizata. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) lanson projektin “Sigurimi i cilësisë për punën e koordinatorëve përgjegjës për marrëdhëniet me biznesin”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku me Matej Zakonjšek, drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, mbajnë konferencë për media, në lidhje me këshillin ministror të organizuar nga komiteti i transportit, ku të ftuar janë gjashtë ministrat e infrastrukturës nga Ballkani Perëndimor. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Lëvizja FOL organizon forumin “FOL Hapur për Sundimin e Ligjit në Kosovë”. Marrin pjesë ambasadori i ShBA-së, Jeffrey M. Hovenier, dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Holli i Bibliotekës Kombëtare)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do të vizitojë Komunën e Prishtinës me ç’rast kryetari Përparim Rama do t’ia dhurojë “Çelësin e Qytetit”. (Ndërtesa e vjetër e Komunës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kuvendi Komunal në Istog mban mbledhje solemne për nder të vizitës së zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Çekisë, Martin Dvorak. (Kuvendi Komunal, Istog)
“Celebrating Kosovo’s Trustbuilders” prezenton interface-in e ri te plaformës Kosovo Trustbuilding Platofrm si dhe festimin e me shumë se tre viteve të arritjeve në avancimin e Agjendës së Ndërtimit të Besimit ne Kosove duke ndare histori frymëzuese dhe pozitive te individeve te ndryshem nga perkatesi te ndryshme etnike ne Kosove. (Hotel Emerald, Prishtinë)
Muzeu i Kosovës organizon ngjarjen “Return us Home” (Na ktheni në shtëpi), në kuadër të të cilës do të hapet ekspozita me fotografitë e artefakteve të Kosovës që mbahen në Serbi. Merr pjesë dhe ministri Hajrulla Çeku. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar)