Ngjarjet e ditës: 3 dhjetor 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

     

  • 09:00

    Mbahet Simpoziumi i II-të i CIGRE për Tranzicionin e Energjisë, me fokus në Sistemet për Ruajtjen e Energjisë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, mban konferencë për media me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Draft raportin e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për Ndërmarrjet Sociale. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën “Zë” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, hapin ekspozitën e titulluar “Bërthamë”. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës)

  • 10:00

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Shoqata “Dëgjo zërin tim”, hap ekspozitën e kartolinave që ka si qëllim mbështetjen e fëmijëve tipikë dhe atyre me nevoja të veçanta. (Qendra e Kulturës, Obiliq) 

  • 11:00

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) mban konferencë për media.  (Zyrat e SBASHK-ut, objekti i mensës së studentëve-Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) viziton fabrikën e prodhimit të produkteve Birra Peja. (Objekti i fabrikës, Pejë)

  • 13:00

    Në kuadër të Ditës së Personave me Aftësi të Kufizuara, shoqata Hareja organizon takim me këngëtarë e sportistë të njohur. (Shoqata “Hareja”, Rahovec)

  • 14:00

    Lansohet kampanja ‘Nga Dora e Saj’, një përfaqësim i fuqishëm i krijimtarisë, qëndrueshmërisë dhe ndikimit të bizneseve të udhëhequra nga grate. (Hotel Emerald)

  • 18:00

    Lidhja Demokratike e Kosovë (LDK) shpalos programim për Kulturë, Sport dhe Turizëm. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi Të Kufizuara, hapet ekspozita “Përmes Artit Promovojmë Diversitetin”, punime artistike të realizuara nga personat me sindromën Down. (“Hani i Dy Robertëve”, rr. “Hajdar Dushi”)

     

     

Kalendari Arkiv