Ngjarjet e ditës: 3 tetor 2024

  • 08:00

    Mbahet dita e dytë e Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

     

  • 08:45

    Mbahet konferenca Connecting Media Communities. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:30

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon aksion simbolik lidhur me ngjarjet e fundit në Kuvend. (Te hyrja e Kuvendit – në anën e parkingut) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA), do bëjnë lansimin zyrtar të Programit “SHER” (Suistanble Higher Education and Research in Kosovo). Marrin pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ambasadori Austriak në Kosovë, Georg Schnetzer. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për regjistrin e pronarëve përfitues, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese bënë emërimin e dy zëvendëskryesueseve të Komisionit si dhe shqyrton vendimin për publikimin e thirrjes/ftesës publike për zgjedhjen dy (2) gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)

  • 10:00 - 18:00

    Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” mban edicionin e dytë të Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë. (Amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

     

  • 11:00

    Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi marrin pjesë në përurimin e Klinikës së re të Ortopedisë. (QKUK/Klinika e Ortopedisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Bëhet promovimi i monografisë “Varreza Tumulare e Dollcit”, të autorëve Premtim Alaj, Sedat Baraliu dhe Bardhyl Rexhepi. (Biblioteka Kombëtare) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:40

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, viziton autostradën e Gjilanit. (Në dalje të fshatit Bresalc, kilometri i dytë)

  • 14:00

    Federata e Sindikatave te Shëndetësisë së Kosovës mbanë konferencë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues lidhur me shqetësimet dhe pakënaqësitë e punëtorëve shëndetësor. (Hotel “Internacional”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, viziton HANDIKOS dhe Shoqatën e të Verbërve në Gjilan. (Gjilan)

  • 15:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së Gjilan)

     

  • 15:00

    Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit,” organizojnë ceremoninë e gurthemelit për ndërtimin e Shtëpisë së Pleqve dhe Kuzhinës Popullore. (Pranë Spitalit Rajonal të Gjilanit)

     

  • 18:00

    Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë organizon pritje me rastin e “Ditës së Unitetit Gjerman”. (Klan Arena Prishtinë)

Kalendari Arkiv