Ngjarjet e datës: 24 nëntor 2021

  • 09:00

    Balkan Green Foundation, në kuadër të projektit “Bashkëpunimi shumëpalësh për aksionin e transformimit të mjedisit” organizon tryezën e diskutimit me temë “Dekarbonizimi i sektorit të ngrohjes në Kosovë”. (Hotel Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, kryetari i zgjedhur i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, merr detyrën nga kryetari i deritanishëm, Ragip Begaj. (Zyra e kryetarit, Malishevë)

  • 09:15

    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon forumin e lartë politik me temën “Integrimi i Agjendës 2030 në kuadrin e planifikimit strategjik në Kosovë”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë)

  • 09:30

    Mbahet Samiti i dytë për Antigjipsizmin. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

     

  • 10:00

    Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt. (Objekti i Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, së bashku me Programin për Drejtësi Komerciale të USAID-it, organizojnë forumin “Gratë në Drejtësi Komerciale”. Marrin pjesë: Gresa Caka-Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese; Zeinah Salahi, udhëheqëse e USAID-it etj. (Hotel “International Prishtina”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raporti Financiar te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, raportin Financiar te Komisionit për Ndihmë Shtetërore, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

  • 10:00

    USAID prezanton rezultatet e gradimit të Komunës së Gjilanit janar-shtator 2021, në kuadër të programit “Komuna transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse”. (Zyra e kryetarit)

  • 11:00

    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) organizon një aksion për denoncimin publik të korrupsionit në Agjencinë Kundër Korrupsion të Kosovës (AKK) për emërime me konflikt interesi në Universitetin e Prishtinës. (Para zyrave të AKK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bashkimi Evropian (BE) dhe Ministria Federale e Financave të Austrisë shënojnë rezultatet e programit WB GEFF duke mbjellur 1 000 pemë në Kosovë. (Parku Memorial, Velani) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetarët e shoqatave sindikale të unëtorëve teknik të spitalëve, qendrave të mjekësisë familjare dhe ambulantëve protestojnë në shenjë revolte për mospërfshirjen e kësaj kategorie në stimulimin me nga 60 euro për mjekët dhe infermierët nga Qeveria. (Para Ministrisë se Shëndetësisë)

  • 11:30

    Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe ETC – Elkos Group bëjnë promovimin e prodhimeve vendëse, në kuadër të aktivitetit tradicional “Javët e Biznesit Kosovar”. (Elkos Group, Fushë-Kosovë)

  • 13:00

    Ministria e Shëndetësisë, ka organizuar ekip mobil për vaksinimin e nxënësve në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë. (Gjimnazi “Xhevdet Doda”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mban ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB, në temën “Shqiptarët si faktor stabiliteti në Ballkan”. (Teatri AAB “Faruk Begolli”, Fushë-Kosovë)

  • 18:00

    Me rastin e 109-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, organizohet pritje nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë. (Hotel “Emerald”)

Kalendari Arkiv