Ngjarjet e ditës: 14 shtator 2023

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor kundër Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 10:00

    Komuna e Vushtrrisë dhe Islamic Relief Kosova nënshkruajnë marrëveshje për angazhimin e mjekëve dhe infermierëve. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës, Ferit Idrizi. (QKMF, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvend i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite tetë pika, ndër to edhe votimi i Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë. (Kuvend i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin me titullin “Hetimet e mangëta dhe gjykimet e imëta”, rezultat i monitorimit të punës së prokurorive dhe gjykatave në trajtimin e krimeve të përgjithshme gjatë vitit 2022. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Mbahet konferenca e parë e Forumit Ekonomik Rajonal – Dukagjini (FER-D). (Hotel “Dukagjini”, Pejë)

  • 13:30

    Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizon diskutimin me temën “Rruga integruese – Roli i nivelit lokal – Pasqyrimi për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 14:00

    Kuvend i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me dështimin e Qeverisë për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024. (Kuvend i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv