Mbahet Konferenca Ndërkombëtare “Arkeologjia e Ballkanit”. Marrin pjesë dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku; si dhe u.d. i rektorit të Universitetit të Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet Konferenca Ndërkombëtare “Arkeologjia e Ballkanit”. Marrin pjesë dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku; si dhe u.d. i rektorit të Universitetit të Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes e shqyrton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor, me autorizime policor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare në të cilën do të bejë shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencën për medie, ku do të prezantohet analiza “Projektligji për Paga në sektorin publik: Tendencë për nivelizim apo ndërhyrje”. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) mban tryezën me temën “Ndërmarrësia dhe rritja e qëndrueshme ekonomike”. Merr pjesë ministrja Rozeta Hajdari. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë-Lipjan)
Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Agron Llugaliu, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve – AKB. (Zyrat e AKB-së, rr. “Lidhja e Prizrenit”)
Dita e dytë e konferencës shkencore më temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në integritetin e rendit dhe sigurisë publike”, e organizuar nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komuna e Hanit të Elezit mbajnë një aktivitet në kuadër të fushatës për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet që vijnë nga mbajtja dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta. (Shkolla Fillore “Veli Ballazhi”, Godancë)
Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS), në bashkëpunim me Akademinë “Tempulli”, në kuadër të shënimit të Javës për përkujtimin e viktimave në trafikun organizojnë aksion për dhurimin e gjakut. (Akademia “Tempulli”)
Në kuadër të Javës Globale të ndërmarrësisë Kosova 2022 Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me Qendrën e Inovacionit të Kosovës organizon tryezë debatuese me temën: “Mundësitë për ndërmarrësit pas pandemisë Covid 19”. (Universiteti i Gjilanit)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare “Aktiv” Miodrag Milliqeviq mban konferencë për medie lidhur me incidentin pranë bazës së Njësive Speciale afër Jarinjes. (Hotel “Opera”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
EULEX-i dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) do ta prezantojnë filmin e shkurtër “Ndryshimi”, i cili e përshkruan rrugëtimin rehabilitues të një të mituri në konflikt me ligjin. Marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark. (Kino “Armata”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kompania zvicerane e shërbimeve financiare GenTwo AG, hap zyrën e saj Prishtinë. Pjesëmarrës do të jenë drejtuesit e kompanisë, ambasadori zviceran në Kosovë Thomas Kolly dhe nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu. (Rruga “Mujo Ulqinaku”, Pejton) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komuna e Prishtinës organizon diskutime publike me qytetarë për të krijuar hapësirën për sugjerime e ide të reja të përbashkëta në identifikimin e zgjidhjeve efektive për qytetarët dhe sektorin e Gastronomisë. (Ndërtesa e vjetër e Komunës)
Hapet ekspozita “Më lër brenda, më lër jashtë”, me kurator Arbër Selmanin. (Hoteli “Grand”, Prishtinë)