Ngjarjet e ditës: 22 mars 2023

  • 10:00

    Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet – IKS organizojnë diskutim me temën “Formalizimi i punësimit”. Marrin pjesë drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj; kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi; kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna etj. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut; Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim rtj. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

  • 10:00

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

  • 11:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Gjinekologji, QKUK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë; miratimin e Planit të Përformancës së ZRRE-së për vitin 2023 etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

  • 11:00

    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e OVL-së, rruga UÇK, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seancat e mbajtura më 19 janar, 2 shkurt, 9 shkurt, 23 shkurt dhe 9 mars. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” organizon manifestimin e Ditës Botërore të Ujit. (Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura, Gjakovë)

  • 13:30

    Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK), viziton shkollën “Thimi Mitko” në Gjilan. (Shkolla “Thimi Mitko”, Gjilan)

  • 14:00

    Instituti Demokratik i Kosovës mban tryezë diskutimi me temën “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”. Marrin pjesë Albulena Haxhiu, Eliza Hoxha, Jehona Lushaku Sadriu etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:30

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK)  mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 17:00

    Mbahet tubimi “Lëvizja për gratë dhe vajzat”. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Albulena Haxhiu. (Teatri Oda)

  • 17:30

    Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës. (Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”)

  • 21:00

    Nën patronatin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mbahet Gala koncerti- Gratë Artiste për komunitetin. (“Klan Arena”)

Kalendari Arkiv