Ngjarjet e ditës: 23 korrik 2019

  • 09:30

    Mbahet ceremonia e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”. (Komuna e Lipjanit)

  • 10:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Sebaudin Ramaxhikun, zyrtar Ligjor në Telekom; dhe Arben Halilin, shef i Kontabilitetit në Departamentin e Financave në Telekom. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Zyra e BE-së, UNDP dhe Komuna e Prishtinës do të fillojnë punimet në revitalizimin e varrezave hebraike në Arbëri. (Varrezat hebraike, Arbëri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin e Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Hapet Panairi i artizanateve dhe trashëgimisë. (Sheshi “Adem Jashari”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Bëhet inaugurimi i urës së re në fshatin Smolicë. (Smolicë, Gjakovë)

  • 11:00

    Mbahet ceremonia e dhurimit të automjetit të qasshëm për personat me aftësitë të kufizuara nga Familja Osmani për shoqatën “Handikos”. (Zyrat e “Handikos”, Veternik)

  • 12:00

    Mbahet marsh protestues me moton “Kundër vrasjeve institucionale”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Nën organizimin e Ars Clubit “Beqir Musliu” dhe mbështetur nga Zyra e kryetarit të komunës, Lutfi Haziri, promovohet libri i shkrimtarit francez, Jean Yves Carlen, i cili i dedikohet Ilir Mustafës, një veprimtar i mërgatës shqiptare. (Salla e Kuvendit të Komunës, Gjilan)

  • 13:00

    Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyra e VV-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Mbahet Seminari i Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, pret në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. (Ish-Rilindja, kati 17) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Bëhen homazhe në shenjë nderimi dhe përkujtimi për legjendën e futbollit të Kosovës dhe ish-presidentit të FFK-së Fadil Vokrri. (Varrezat e Qytetit, Arbëri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00 - 20:00

    Organizohet Turneu Përkujtimor për ish-presidentin e FFK-së Fadil Vokrri.
    18:00 – Ndeshja e parë gjysmëfinale Flamurtari (Vlorë) – Veteranët e Tetovës
    19:00 – Ndeshja e dytë gjysmëfinale Prishtina – Llapi
    20:00 – Ndeshja finale. (Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë)