Ngjarjet e ditës: 13 gusht 2019

  • 11:00

    Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi marrin pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për të rinj të cilët janë trajnuar në fushën e ndërmarrësisë. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Pas përfundimit të aktivitetit “Dhuro sot, që të kesh nesër”, OJQ RINAS do ta bëjë shpërndarjen e pakove ushqimore (të gjitha prodhime vendore) për familjet nevojtare. (Marketi “Bamex”, Mitrovicë)

  • 19:30

    USAID Kosova organizon debatin “City Talks: Prishtina”. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës)

  • 20:00

    Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë edicionin e parë të festivalit “Kino n’shehër”. (Kino “Armata”, Prishtinë)