Ngjarjet e ditës: 16 gusht 2019

  • 10:00

    Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga ministri i Finanacve, Bedri Hamza, vizitojnë Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK). Ata do të zhvillojnë dhe një takim me profesionistët shëndetësorë. (QKUK, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur mban takimin e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komuna e Rahovecit organizon konferencën “Trashëgimia dhe Mjedisi”, në kuadër të Hardh Fest 2019. (Muzeu i Qytetit, Rahovec)

  • 11:00

    Komuna e Skenderajt shpërndan pajisje bujqësore për fermerët përfitues të subvencioneve. (Parku “Idriz Rrecaj”, Skenderaj)

  • 11:45

    Prerja ceremoniale e kalaveshit të rrushit, që shënon nisjen e “HardhFest”. (Vreshtat afër Shtëpisë së Verës, Rahovec)

  • 12:00

    Ceremonia zyrtare e hapjes së festës së rrushit “HardhFest”. Merr pjesë dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. (Mjediset e “Stone Castle”, Rahovec) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

    Aktivitete të tjera:
    12:15 – Shpallja e vreshtarëve dhe verëtarëve më të mirë;
    12:45 – Hapja e Panairit të rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë;
    14:00 – Demonstrim i pjekjes së rakisë rreth kazanit;
    15:00 – Hapja e Hardh Campit;
    17:00 – Zgjedhja e Mbretëreshës së Rrushit;
    18:00/19:00 – Hardh Expo “Legends” & Hardh Eks;
    20:00-02:00 – Pop/Rock & DJ Koncert n’Konak.

  • 17:00

    Partia e Ballit mban konferencën e parë për medie. (Hotel “Grand”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.