Ngjarjet e ditës: 3 shtator 2019

  • 09:00

    Policia e Kosovës organizon gara në vrapim, në kuadër të aktiviteteve çër shënimin e 30-vjetorit të themelimit. (Stadiumi “Adem Jashari”, Mitrovicë)

  • 11:00

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Partia Socialdemokrate (PSD) mban konferencë për medie. (Zyra e PSD-së, “Arbëria”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahen aktivitete policore me rastin e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu merr pjesë në asfaltimin e rrugëve në Manastirc. (Fshati Manastric, Ferizaj)

     

  • 11:30

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, do të vizitojnë objektin e Urgjencës me rastin e fillimit të ofrimit të terapisë intravenoze – infuzioneve. (Objekti i Urgjencës, Prizren)

  • 13:00

    Përurohet shtatorja e heroit Xhavit Haziri. Marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. (Shtëpia e Kulturës “Xhavit Haziri”, Obiliq)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komuna e Gjilanit organizon dëgjime buxhetore për vitin 2020, me shoqërinë civile, gra, të rinj dhe përfaqësues të komuniteteve. (Salla Kuvendit të Komunës, Gjilan)

  • 13:30

    Mbahet takimi i 171-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pret në takim deputetin e CDU-së, Peter Beyer. Pas takimit do të ketë konferencë për medie. (Selia e LDK-së, te Qafa Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nënshkruan marrëveshje me Zyrën e BE-së në Kosovë, Ministrisë së Jashtme të Kosovës për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. (Objekti i KQZ-së, Prishtinë)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:30

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim deputetin e Bundestagut, Peter Bayer (CDU). (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:30

    Kandidatja e LDK-së, për kryeministre, Vjosa Osmani takohet me struktura të LDK-së dhe qytetarë. (Hotel “Apollonia”, Kodra e Trimave, Prishtinë)

  • 18:30 - 20:20

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj viziton Rahovecin.

    Agjenda:

    Ora 18:30 – Vizitë Kombinatit Bujqësor “Krusha”, Krushë e Madhe;

    Ora 19:10 – Vizitë kompanisë “Agro Celina”, Xërxe;

    Ora 19:40 – Takim me fermerë, Rahovec;

    Ora 20:20 – tubim me qytetarë, parkun “Toni dhe Mici”, Rahovec.

  • 19:00

    Aleanca Kosova e Re (AKR), mban takim me qytetarë dhe anëtarë të partisë, me ç’rast do t’i bashkëngjiten qindra të rinjë. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.