Ngjarjet e ditës: 12 shtator 2019

  • 09:00

    Mbahet konferenca njëditore rajonale për siguri kibernetike “Hako për të mësuar, fituar dhe ndihmuar”, organizuar nga Findbug dhe Kolegji AAB. (Kolegjit AAB, Fushë-Kosovë)

  • 09:45

    Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Qendrore e Kosovës (BQK) mbajnë ngjarjen e përbashkët “Arsyet për Faktoringun si mjet alternativ për financimin e NVM-ve në Kosovë”. (Ndërtesa “Capital Gate”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Specialistët stomatologë të papunë protestojnë para Ministrinsë së Shëndetësisë. (Para MSh-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Misioni në Kosovë në bashkëpunim me Drejtorinë për Financa në Ferizaj, mbajnë takim me kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me temën “Konsolidimi dhe Menaxhimi Financiar Komunal”. (Restorantin “Orchide”, Ferizaj)

  • 11:00

    Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha viziton kompaninë e prodhimeve të qumështit “Magic Ice”. (Kompania “Magic Ice”, magjistralja Prishtinë-Ferizaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani merr pjesë në debatin “Talk the Talk”, i cili organizohet nga Kolegji “Riinvest”. (Kolegji “Riinvest”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Promovohet libri “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit” i autores Fetnete Ramosaj. Merr pjesë dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. (Kuvendi Komunal, Deçan)

  • 11:00

    Inaugurohet projekti i renovimit dhe inventarizimit të Qendrës Burimore “Nënë Tereza”, financuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). (Qendra Burimore “Nënë Tereza”, Prizren)

  • 12:00

    Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë kundër diskriminimit ndaj punëtorëve të KEK-ut në paga. (Termocentrali “Kosova A”, Obiliq)

  • 12:00

    Promovohet libri “Gjakova e një fëmijërie” i autorit Ali Tahiri. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi pret në takim kryeshefin e kompanisë rajonale të ujësjellësit- Gjakovë, me të cilin do të nënshkruajë memorandum të bashkëpunimit. (Kabineti i Ministrit, kati 17,  objekti ish-Rilindja) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të takojë kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Ndërtesa e Komunës, Kamenicë)

  • 15:30

    Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidat për Kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli, mban konferencë për medie. (Selia qendrore e PDK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, takon strukturat e Forumit të Gruas së LDK-së. Mysafire është kryetarja e Forumit të Gruas të Partive Popullore Evropiane, Doris Pack. (“Golden Imperial”, Veternik)

  • 18:00

    Koalicioni NISMA-AKR-PD mban Konventën, ku nominon zyrtarisht Fatmir Limajn për kryeministër të vendit. (Qendra e Panaireve, Shkabaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:00

    Baleti Kombëtar i Kosovës jep shfaqjen “Andërr”, me koreografi nga Kreshnik Musolli. (Teatri Kombëtar, Prishtinë)