Ngjarjet e ditës: 19 shtator 2019

  • 08:00

    Mbahet punëtori nga Garda Kombëtare e Iowas (ShBA) dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) me qëllim që të simulohet një seancë e planifikimit strategjik për operacionet e paqes nga perspektiva e korrikut 1999 në Kosovë. (Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren)

  • 10:00

    Mbahet takimin konsultativ lidhur me punimet në Kalanë e Artanës. (Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahen aktivitete të ndryshme me rastin e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë. (Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj)

  • 10:00

    Kuvendi i Komunës së Mitrovicës mban mbledhjen e rregullt. (Salla e Kuvendit të Komunës, Mitrovicë)

  • 10:15

    Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Mamushës; me kryetarin Abdülhadi Krasniç do të bisedojë rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i Komunës, Mamushë)

  • 10:30

    Në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW), Balkan Green Foundation dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizojnë ngjarjen që thekson të arriturat dhe ndikimin në komunitet nga projekti “Empower – Engage Build Ownership” (EEBO). (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) organizon sesion informues për organizatat joqeveritare për “Programin e Shoqërisë Civile për Shqipëri dhe Kosovë”. Merr pjesë ambasadori i Norvegjisë, Jens Erik Grondahl. (Zyrat e KCSF, Lakrishte) 

  • 12:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (Objeti i KQZ-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Në kuadër të festivalit “Lahuta, Okarina, Polifonia”, bëhet prezantimi i lahutës. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LShK) mban akademi përkujtuese për shkrimtarin Rexhep Hoxha. (Instituti Albanologjik, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Lëvizja FOL organizon diskutimin në kuadër të Forumit “FOL Hapur” me Ramush Haradinajn, kandidat për kryeministër të Kosovës nga koalicionii AAK-PSD. (Zyrat e Lëvizjes FOL, rr. “Andrea Gropa”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 13:30 - 15:50

    Agjenda mediale e kandidatit të PDK-së për kryeministër të të Kosovës:

    13:30 – Vizitë në mobilerinë “Te Naseri”. (Zona Industriale, Shirokë, Suharekë);
    14:00 – Vizitë te fabrika e këpucëve “Solid”. (Zona Industriale, Shirokë, Suharekë);
    14:40 – Vizitë te fabrika e mobileve “Granit”. (Rrafshi i Sopisë, Suharekë);
    15:10 – Vizitë te fabrika e pijeve “Frutex”. (Gelancë, Suharekë);
    15:50 – Prerja e shiritit të fabrikës së stiroporit “Iso Term”.(Vraniq, Suharekë);

  • 18:00

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, takohet me qytetarë të Prishtinës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, takohet me strukturat e partisë dhe qytetarë të Ferizajt. (Restorant “Fitorja”, Ferizaj)

  • 19:00

    Në kuadër të festivalit “Lahuta, Okarina, Polifonia”, mbahet debat i hapur për Okarinën.(Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

  • 19:00

    Hapet ekspozia personale e piktorit Vehbi Murati, e titulluar “Një ditë e zakonshme shtatori”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, Te Qafa)

  • 20:00

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, takohet me banorë te Malishevës së Gjilanit. (Malishevë, Gjilan)

  • 20:00

    Baleti Kombëtar i Kosovës jep shfaqjen “Pristine Conditions” me koreografi nga Arthur Kuggeleyn. (Teatri Kombëtar, Prishtinë)

  • 21:00

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë të Pozhoranit. (Pozhoran, Viti)