Ngjarjet e ditës: 21 shtator 2019

  • 09:00

    Vihet gurthemeli për ndërtimin e sheshit “Kolonel Ahmet Krasniqi” në Vushtrri. Merr pjesë dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. (Para objektit të komunës, Vushtrri)

  • 09:00 - 21:00

    Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, zhvillon këto aktivitete elektorale:
    09:00 – Merr pjesë në manifestimin “Ditët e Dom Mikelit” (Stubëll e Epërme, Viti)
    11:15 – Vizitë në fabrikën e miellit “Thesari” (Viti)
    12:00 – Vizitë në Gjilan
    19:00 – Tubim në fshatin Petrovë (Petrovë, Shtime)
    21:00 – Tubim në Hajvali (Restorant “Ora”, Hajvali)

  • 10:00

    Fillon Dita e Pastrimit të Botës në Kosovë, organizuar nga “Let’s do it Kosova”. Marrin pjesë ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi; ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha etj. (Te Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kndidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, bën homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, dhe te varri i ish-ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi. (Velani, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Krimet e rënda në Kosovë; Ligji VS praktika”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:45

    “Let’s Do It Kosova” organizon aksion pastrimi te liqeni i Batllavës me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit. (Orllan, Podujevë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, shpalos programin për zhvillim ekonomik në Konventën për Zhvillim dhe Punësim. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    “Let’s Do It Kosova” organizon aksion pastrimi në Prizren me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit. (Prizren) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, takon veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:30

    PDK mban tubim me qytetarë të Ferizajt. Merr pjesë kandidati për kryeministër, Kadri Veseli; kryetari i Komunës, Agim Aliu; dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë. (Shkolla “Astrit Bytyqi”, Ferizaj)

  • 18:30

    PDK mban tubim elektoral në fshatin Gaçkë të Ferizajt. Merr pjesë kandidati për kryeministër, Kadri Veseli; kryetari i Komunës, Agim Aliu, dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë. (Shkolla “Imri Halili”, Gaçkë, Ferizaj)

  • 19:00

    Promovohet libri monografik për Nexhmije Pagarushën. Merr pjesë ministri i Kulturës, Kujtim Gashi. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.