Ngjarjet e ditës: 17 tetor 2019

  • 09:00

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Konteshën e Wessexit, Sophie. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimi. (Zyra e Presidentit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (KQZ, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Dogana e Kosovës ndan certifikatat për dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik i Autorizuar (OEA). Merr pjesë dhe drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha. (Dogana e Kosovës, Lagja Emshir, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo, shpalosin gjetjet që kanë hasur në procesin tenderues të projektit “Rreth-rrotullimi i Lakrishtës”. (Zyrat e Lëvizjes “FOL”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet protestë pasi Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. (Para Ambasadës së Suedisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Ambasada Britanike dhe Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës (QKMRT) mbajnë konferencën ku do të prezantohen rezultatet e hulumtimit për dhunën seksuale gjatë luftës. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet punëtoria “Shkolla e Mozaikut”, ku ligjëratë do të mbajë Marigona Ademi, me temë për “Një histori e shkurtër dhe teknikat e punimit të mozaiqeve” (Muzeu Kombëtar, Prishtinë)

  • 11:30

    Prokurori i Shtetit mban konferencë për medie. (Objekti i Prokurorit të Shtetit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Lansohet projekti “Technology-Based Plagiarism Prevention”. (Kolegji “Universum”, Lipjan)

  • 14:00

    Bëhet asfaltimi i rrugës në fshatin Burrnik të Ferizajt. (Burrnik, Ferizaj)

  • 15:00

    ORCA organizon debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve. (Fakulteti i Ndërtimtarisë, Salla L4) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) fillon rinumërimi i 530 vendvotimeve për të cilat morri vendim Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve (KQZ). (QNR, Fushë-Kosovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) organizon Kongresin dhe Panairin e Parë Mjekësor. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:30

    Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel, dekoron Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike, për kontributin e saj në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë. (Rezidenca e Francës, Prishtinë)

  • 19:00

    Hapet ekspozita “Post-Avangarda Lindore”, e autorëve Adrian Çene, Brikena Bërdo dhe Albana Shoshi; pjesë e Kalendarit të Përbashkët Kulturor Kosovë-Shqipëri. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, Te Qafa)