Ngjarjet e ditës: 7 nëntor 2019

  • 09:00

    Bëhet dorëzim-pranimi i pajisjeve për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) nga granti i Qeverisë së Japonisë. Marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, dhe ambasadori i Qeverisë së Japonisë, Kiyoshi Koinuma. (QKUK, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 09:30

    Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimeve të Kosovës dhe Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimeve të Shqipërisë mbajnë konferencën e përbashkët me temën “Uji për të gjithë – perspektivat nga statusi i sektorit në Rajonin e Danubit, 2018”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:00

    Punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) protestojnë për të tretën ditë me radhë kundër vendosjen së Presidencës në objektin e kësaj ministrie. (Para objektit të MKRS-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Këshilli Studentor i Fakultetit të Edukimit, në koordinim me kryetarët e grupeve të studentëve nga të gjitha departamentet, bojkotojnë ligjëratat të pakënaqur me mospërfshirjen në bursa. (Fakulteti i Edukimit, Prishtinë)

  • 10:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme. (Objekti i KQZ-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Këshilli Studentor i Fakultetit të Arteve mban protestë para MAShT-së për ta kundërshtuar vendimin për mospërfshirjen e tyre në konkursin e bursave. (Marshi nis nga Fakulteti i Arteve, UP) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Lansohet Rrjeti Ballkanik për Demokraci Lokale. (Shtëpia BE-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Shefja e Zyrës se BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, viziton Komunën e Gjakovës; pritet nga kryetari Ardian Gjini. (Ndërtesa e Komunës, Gjakovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mban konferencë për medie me temën “Qeverisja Haradinaj II”. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahet ceremonia e inagurimit të ndërtesës së re komunale në Viti, me vlerë 1.6 milion euro. (Komuna e Vitisë)

  • 14:00

    Nisma Socialdemokrate mban konferencë për medie. (Selia Qendrore, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 15:00

    Mbahet takimi i radhës mes grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së. (Selia e LVV-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Mbahet bashkëbisedim me stilisten Krenare Rugova. (Shtëpia e Evropës, rr. UÇK, Prishtinë)

  • 18:00

    Në kuadër të “Javës Japoneze” mbahet koncert nga Sumie Kaneko & Takuya Taniguchi. (Kino “Armata”, Prishtinë)

  • 18:00

    Lansohet produkti i parë i teknologjisë edukative “Labbox” i zhvilluar në Kosovë me të cilin fëmijëve ju mundësohet të përgaditen në fushën e teknologjisë informative. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

  • 20:30

    Në kuadër të “Javës Japoneze”  shfaqet filmi “Fati. Përralla e Kamakuras”. (Kino “Armata”, Prishtinë)