Ngjarjet e ditës: 9 nëntor 2019

  • 09:00

    KOK-u organizon Kursin e avancuar për menaxhimin sportiv (ASMC 2). (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 11:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, mbajnë konferencë për medie, ku do publikohet raporti: “Amnistia e ligjshme e milionave të kundërvajtjeve”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Organizata Leadership Development Association Albania (LDAA) mbanë takimin vjetor të punës, ku me këtë rast do të lansojë edhe dy projekte ndërkombëtare. (Fakulteti i Edukimit, Prishtinë)

  • 13:00

    Radiostacioni lokal i Gjakovës, Radio Gjakova, shënon 40-vjetorin e nisjes së punës. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë) 

  • 21:00

    Prishtina International Theater Festival, PITF2019 mban ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve në programin garues ku morën pjesë pesë shfaqje teatrore nga Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Kroacia dhe Kosova. (Teatri “Faruk Begolli”, Kolegji AAB)