Ngjarjet e ditës: 17 shkurt 2020

  • 08:00

    Për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë, Garda Ceremoniale e FSK-së bën ngritjen e flamurit. Marrin pjesë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti. (Oborri i Ndërtesës së Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 08:30

    Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetët e PDK-së bëjnë homazhe në Prekaz, për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Kompleksi Memorial, Prekaz) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:10

    Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë vendosen kurorash lulesh te kompleksi memorial “Adem Jashari”. Marrin pjesë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti. (Kompleksi Memorial, Prekaz) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 10:00

    Me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kryesia e LDK-së dhe veprimtarë bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova. (Varrezat në Velani, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

     

  • 10:30

    Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë vendosen kurorash lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Marrin pjesë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti. (Varrezat në Velani, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 10:40

    Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë vendosen kurorash lulesh te varri i veprimtarit Adem Demaçi. Marrin pjesë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti. (Varrezat në Velani, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 11:00

    Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë solemne për Ditën e Pavarësisë. Të pranishëm udhëheqësit shtetërorë, përfaqësues të Familjes Jashari, familjes Rugova dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendës. Të pranishmëve iu drejtohet  kryeparlamentarja Vjosa Osmani. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 11:00

    Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Arkivi i Shqipërisë organizojnë ekspozitën “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kuvendi Komunal i Prishtinës mban mbledhje solemne me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti vizitojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 12:00

    Muzeu Kombëtar i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës me tematikë arkeologjike “Trashëgimia Arkeologjike Adriatiko-Mediteriane në Kosovë” të autorit Tomor Kastrati. (Muzeu Kombëtar i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për letërsi për vepër jetësore dhe çmimet tjera vjetore për vitin 2019. (Kabineti i ministres Vlora Dumoshi) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 13:00

    Prezantohet Obelisku “Newborn” me pamje të re, që sivjet iu kushtohet të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës. (Te Obelisku “Newborn”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 13:00

    Komuna e Mitrovicës organizon Koncertin e Pavarësisë. (Sheshi “Mehë Uka”, Mitrovicë)

  • 14:00

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dorëzon në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), aplikimin për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 15 mars. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 17:00

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, u drejtohet ushtarëve të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 17:00

    Baleti Kombëtar i Kosovës jep shfaqjen “Ngjyrat e vallëzimit”. (Teatri Kombëtar i Kosovës)

  • 18:00

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, organizon pritje shtetërore për nder të Ditës së Pavarësisë. (Katedralja “Nënë Tereza”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 18:00

    Përfundon afati për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë. KQZ-ja jep detaje. (Objekti i KQZ-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 19:00

    “Kosova Film” organizon Javën e Filmit Shqiptar në Prishtinë. (Kino ABC, Prishtinë)

  • 20:00

    Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota” mban koncert festiv. (Teatri Kombëtar i Kosovës)

  • 20:00

    Teatri Kombëtar i Kosovës jep shfaqjen “Bryma e Vdekjes”. (Teatri Kombëtar i Kosovës)

  • 20:00

    Për nder të 12-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Prishtinës organizon koncertin “Prishtina Big Band”. (Sheshi i Qytetit, Prishtinë)

  • 08:00 - 18:00

    Me rastin e Ditës së Pavarësisë  së Kosovës, Komuna e Rahovecit organizon një varg manifestimesh kulturore-artistike dhe sportive:
    08:00 – Pritja e mysafirëve nga kryetari i Komunës, Smajl Latifi (Zyra e Kryetarit)
    09:00 – Homazhe në të gjitha vendrëniet dhe pllakat e dëshmorëve
    12:00 – Seancë solemne për nder të “17 Shkurtit” (Salla e Kuvendit Komunal)
    13:00 – Programi qendror festiv (Qendra e Kulturës “Mensur Zyberaj”)
    16:00 – Finalja e garave në futboll ndërmjet katër shkollave (Palestra Sportive “Mizahir Isma”)
    18:00 – Finalja e turnirit në futboll (Palestra Sportive “Mizahir Isma”, Rahovec)

  • 09:00 - 15:00

    Me rastin e Ditës së Pavarësisë, Komuna e Skenderajt organizon një varg manifestimesh kulturore-artistike dhe sportive:
    09:00 – Homazhe te shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj)
    09:30 – Komuna e Skenderajt së bashku me Komunën e Drenasit organizojnë homazhe në Prekaz (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz)
    10:00 – Homazhe te Memoriali i Dëshmorëve në Marinë. (Marinë, rruga Skenderaj-Drenas)
    11:00 – Kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne (Objekti i Komunës së Skenderajt)
    13:00 – Manifestimi qendror: Program kulturor e Artistik. (Sheshi “Adem Jashari”)
    15:00 – Turneu Kupa “Pavarësia” në futboll të vogël gjysmëfinalet dhe finalet. (Salla e Shkollës-Profesionale, Skenderaj)

  • 10:00 - 15:00

    Agjenda e aktiviteteve për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë, organizuar nga Komuna e Ferizajt:
    10:00 – Homazhe në varrezat e qytetit
    11:00 – Mbahet Akademi Solemne (Teatri i Qytetit)
    13:00 – Mbahet koncert për fëmijë (Teatri i Qytetit)
    15:00 – Mbahen aktivitete për të rinj (Sheshi i Qytetit, Ferizaj)

  • 10:00 - 19:00

    Agjenda e aktiviteteve për nder të 17 Shkurtit, organizuar nga Komuna e Prizrenit:
    10:00 – Vizitë në varrezat e dëshmorëve (Landovicë)
    11:00 – Ndahen dekorata për familjet e dëshmorëve (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”)
    15:00 – Hapet ekspozita e Arbnor Morinës (Shtëpia e Kulturës)
    16:00 – Mbahet ora letrare “Ora e Pavarësisë” (Shtëpia e Kulturës)
    19:00 – Mbahet koncerti i pavarësisë nga Grupi NewBorn (Shtëpia e Kulturës)

  • 11:00 - 17:00

    Agjenda e aktiviteteve për nder të 17 Shkurtit, organizuar nga Komuna e Gjakovës:
    11:00 – Homazhe te lapidari “Shokët e Lirisë”
    12:00 – Vendoset gurthemeli për ndërtimin e lapidarit “Brigada 137” në Çabrat
    13:00 – Përurohet salla solemne në Bibliotekën Publike
    17:00 – Programi festiv (Pallati i Kulturës, Gjakovë)

  • 11:00 - 13:00

    Agjenda e aktiviteteve për nder të 17 Shkurtit, organizuar nga Komuna e Istogut:
    11:00 – Seancë solemne me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë (Salla e Kuvendit Komunal)
    12:00 – Homazhe- vendosje kurora lulesh te Lapidari i Dëshmorëve (Në qendër të Istogut)
    13:00 – Programi festiv me këngë e valle për pavarësi (Para Qendrës Kulturore, Istog)