Ngjarjet e ditës: 5 nëntor 2019

  • 09:00

    Bëhen homazhe te varri i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në trevjetorin e vdekjes. (Zllatar, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, viziton Komunën e Vitisë. (Objekti i Komunës, Viti)

  • 10:00

    Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) protestojnë kundër vendosjen së Presidencës në objektin e kësaj ministrie. (Para objektit të MKRS-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) organizon konferencën e parë të Projektit të Partneritetit Institucional me Ministrinë Federale të Gjermanisë për Çështje Ekonomike dhe Energji (BMWi). (MAP, ish-Rilindja) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    “Demokraci Plus” organizon tryezë diskutimit për të gjeturat nga raporti “Roli i Organit Shqyrtues të Prokurimit në mosefikasitet në prokurim publik”. (Qendra e Konferencave “Orion”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:40

    Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit proteston për mospërfshirjen në konkurs të bursave dhe për vendimin e Senatit për afatin e nëntorit. Do të marshohet drejt MAShT-së dhe Rektoratit të UP-së. (Nisja nga Fakulteti i Edukimit, UP) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Aktivistët e SKV-së bëjnë përurimin e pushimores në nder të trevjetorit të vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Fakulteti i Mjekësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Me moton “Një popull për drejtësi!” marshohet në trevjetorin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahet ceremonia e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e objektit të Komunës së Lipjanit. (Oborri i Komunës, Lipjan)

  • 13:00

    Në kuadër të “Prishtina International Theater Festival”, mbahet konferencë për medie me trupën teatrore të shfaqjes “Mosov Selim”, prodhim i Papalangki Theater Company, nga Greqia. (Kolegji AAB, Fushë-Kosovë)

  • 13:00

    Universiteti “Kadri Zeka” ne Gjilan mban ceremoninë e diplomimit të studentëve. (Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta”, Gjilan)

  • 13:30

    Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, viziton Komunën e Rahovecit (Objekti i Komunës, Rahovec)

  • 14:00

    Qeveria në detyrë e Kosovës mban mbledhje. Në rend dite janë: Shqyrtimi i propozim-vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore; Shqyrtimi i raportit të Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet nëntëmujore etj. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Vetëvendosje organizon aksion për dhurim vullnetar të gjakut, në trevjetorin e vdekjes së aktivistit të saj, Astrit Dehari. (Selia e VV-së, Arbëri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbahet aktivitet përkujtimor te murali për Astrit Deharin në Prizren. Do të ndizen qirinj dhe vendosen kurora lulesh nga ora 14:00 deri në 15:00, në kohën kur ka vdekur Astriti në Burgun e Prizrenit. (Te ndërtesa e Drejtorisë së Financave, Prizren)

  • 14:00

    Në shenjë kujtimi për Astrit Deharin dhe në shenjë proteste për moszbardhjen e rastit të tij, Komuna e Prishtinës në mënyrë simbolike do t’i ndalë të gjitha shërbimet me palë për pesë minuta. (Komuna e Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Hapet mini-biblioteka, mundësuar nga ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, Libraria “Dukagjini” dhe FIQ-i. (Parku i vjetër, lagja “Dardania”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Fondacioni “Lumbardhi”, në kuadër të Javës së Filmit Gjerman në Kosovë, prezanton shfaqjen e filmit “Sun Alley”. (Kino “Lumbardhi”, Prizren)

  • 19:30

    Në kuadër të “Prishtina International Theater Festival”, jepet shfaqja “Mosov Selim” nga Greqia. (Kolegji AAB, Fushë-Kosovë)

  • 21:00

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) fillon numërimi i fletëvotimeve të aprovuara të diasporës. (QNR, Fushë Kosovë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.